Pasuri miliarda dollarë, njihuni me 5 nga 10 pikturat më të kërkuara në botë (Fotot)

Çdo vit, vepra arti që bashkë vlejnë miliarda dollarë kalojnë nëpër shtëpitë e ankandeve në mbarë botën, ndërsa muzetë më të rëndësishëm mbajnë dhjetëra mijëra – madje qindra mijëra – vepra arti në koleksionet e tyre

Por të paktë janë krijimet më të çmuara që arrijnë famën e pretenduar për t’u cilësuar vërtet si “më të mirët”. Duke qenë se i famshëm është një term subjektiv, CNN Style iu drejtua Google-it për të parë se cilat piktura kanë kryesuar kërkimet në internet anekënd globit gjatë pesë viteve të fundit.

U krahasuan dhjetëra kryevepra të njohura – nga klasiket si “Mona Lisa”, “Vala e Madhe”  nga “Kanagawa” dhe “Salavator Mundi”, me veprat më moderne si “Nighthawks” dhe madje edhe me seritë e  “Dogs Playing Poker”.

Bazuar në këto rezultate, këto janë 5 nga 10 pikturat më të kërkuara në botë.

Mona Liza

  1. Mona Lisa kryeson renditjen dhe nuk ka përse cuditemi; është piktura më e famshem në botë kjo e gruas misterioze me buzëqeshjen enigmatike. Dhe të mendosh që përpara shekullit të 20-të, sic thonë historianët, “ Mona Lisa“ njihej shumë pak jashtë rretheve të artistëve“.

    Darka e Fundit

  2. Darka e fundit bën që Leonardo të jetë I vetmi artist I cili shfaqet dy herë në këtë listë. E pikturuar në një epokë kur imazhet fetare ishin ende një temë artistike mbizotëruese, “Darka e Fundit” përshkruan herën e fundit kur Jezusi ndau bukën me dishepujt e tij pëpara kryqëzimit. Piktura është një një afresk i madh – 4,6 metra i lartë dhe 8,8 metra i gjerë, gjë që e bën pamjen e tij të paharrueshme.

    Van Gog

  3. Nata me yje e Van Gogh-ut, një prej pikturave më të bukura të mjeshtrit të madh, e cila përcjell të gjithë stilin e rrallë të tij përmes penelatave të trasha, të guximshme dhe innovative. Format dhe ngjyrat e jashtëzakonshem të saj I kanë intriguar artdashësit për dekada të tëra.
  4. Ulërima e Eduard Munch, një vepër që nuk harrohet lehtë, e që ka dhe një karakteristikë: sipas blogut të Muzeut Britanik, ekzistojnë dy piktura, dy pastele dhe më pas një numër i papërcaktuar skicash pëe të. Në vitin 2012, një nga pastelet u shit për gati 120 milion dollarë në ankand.
  5. Guernica’ e Pablo Picasso-s është një prej punëve më madhështore të piktorit gjenial dhe tregon bombardimin e qytetit bask me të njëjtin emër gjatë luftës civile në Spanjë.                                                   Nga Gazeta Shqip