Pasi kyçi Kadastrën e Vlorës, Rama paralajmëron shkrirjen e zyrave në rrethe

Edi Rama
1 Shkurt 2026
Kryeministri Edi Rama njoftoi shkrirjen e drejtorive të Kadastrave edhe në rrethet e tjera, pas zhvendosjes së Kadastrës së Vlorës. Kryeministri i bëri deklaratat në podcastin e tij, ku cilësoi si histori suksesi vizitën në Izrael, megjithëse vetëm ai dhe Milorad Dodik kanë pranuar të vizitojnë Izraelin së fundmi.
Kryeministri Edi Rama ka paralajmuar shkrirjen e kadastrave në rrethe. Pas transferimit në Tiranë, të Kadastrës së Vlorës, Rama deklaroi se do të zhvendoset edhe kadasatrat e tjera në rrethe, pasi shërbimi do të jetë online, duke mos thënë asgjë se çfarë do të ndodhe me dhjetra punonjës, të ketyre kadastrave në qytetet e tjera.
“Ky, nuk është i pari si veprim për zhvendosjen e një drejtorie vendore në qendër dhe nuk është as i fundit. Të tjera drejtori do të zhvendosen” tha Rama.
Pasi u bë lideri i dytë në Europë, që vizitoi Izraelin, këtë javë, pas Milorad Dodik, kryeministri Rama e cilësoi këtë si vizitë historike. Rama u mundua ta shesë si histori suksesi, megjithëse vetëm ai dhe ish presidenti i Republikës Serpska Milorad Dodik, kanë pranuar të shkojnë në Izrael së fundmi.
Deklratat e Ramës u bënë gjatë podcastit të tij, ‘Flasim’, ku kryeministri komentoi edhe konferencat për shtyp të ministrave të tij, përgjatë javës.
