Pas Luvrit, tjetër vjedhje e veprave të artit/ Mbi 600 artefakte grabiten nga muzeu i Bristolit në Britani

12 Dhjetor 2025
Mbi 600 artefakte që lidhen me Perandorinë Britanike dhe Komonuelthin janë vjedhur nga koleksioni i muzeut të Bristolit, në Britainë e Madhe.
Policia njoftoi se katër të panjohur hynë në ndërtesë në Bristol gjatë mesnatës më 25 shtator.
Forcat e policisë, që publikuan imazhe CCTV të katër personave, thanë se ”më shumë se 600 artefakte të ndryshme u morën nga grabitësit”.
”Grabitja e shumë sendeve që kanë një vlerë të konsiderueshme kulturore përbën një humbje të madhe për qytetin”, tha detektivi Constable Dan Burgan, oficeri përgjegjës për këtë rast.
”Këto sende, shumë prej të cilave ishin dhurata, janë pjesë e një koleksioni që ofron njohuri mbi një pjesë të shumëfishtë të historisë britanike dhe shpresojmë që qytetarët të na ndihmojnë të nxjerrim përgjegjësit para drejtësisë”, shtoi ai.
