12 Dhjetor 2025

Arkeologët në Britani kanë zbuluar provën më të hershme të krijimit të qëllimshëm të zjarrit nga njeriu, rreth 400 mijë vjet më parë. Zbulimi përfshin një vatër të lashtë, mjete guri dhe mineralin pirit, që shërbente si çakmak primitiv. Ky moment historik ndryshon kuptimin tonë për evolucionin, teknologjinë dhe zhvillimin shoqëror të njerëzimit.

ZJARRI QË RISHKROI HISTORINË! Arkeologët në Britani

Nën hijen e pemëve të qeta të Barnham Forest, një zbulim i papritur po trondit historinë njerëzore.

Arkeologët britanikë kanë gjetur provën më të hershme se paraardhësit tanë ndezën zjarr… jo rastësisht, por me qëllim. Jo 50 mijë, jo 100 mijë… por 400 mijë vjet më parë.

Pikërisht këtu, brenda një shtrese balte të kuqërremtë, studiuesit zbuluan gjurmët e një vatre të lashtë. Depozita të djegura, mjete guri të çara nga nxehtësia dhe fragmentet e piritit  minerali që, kur goditet me gurin e forte te quajtur-strall, krijon shkëndija.

“Këtu njerëzit e hershëm u mblodhën rreth zjarrit… një moment kyç në evolucionin tonë.”, tha profesrori Nick Ashton.

Ky ishte “çakmaku” i parë i njohur. Teknologji e thjeshtë, por revolucionare. Për herë të parë, njerëzit mund të krijonin zjarr kur donin, ku donin.

Zjarri solli gatimin, ngrohjen, mbrojtjen, bashkëjetesën… dhe ndoshta hapat e parë drejt gjuhës së strukturuar.

ZJARRI QË RISHKROI HISTORINË! Arkeologët në Britani

E gjitha kjo, shumë përpara ardhjes së Homo sapiens në Evropë.

“Lidhja e piritit me vatrën ishte prova që prisnim. Kjo ndryshon gjithçka.”

Ky zbulim, i publikuar në revistën Nature, rihap debatin global për origjinën e teknologjisë së zjarrit. Dhe ndërsa arkeologët kërkojnë vendin e radhës, historia e njerëzimit sapo mori flakë sërish… në Barnham të Britanisë.