Panik te banorët. – Shpërthimi i meteorit shkakton dridhje të ndërtesave në SHBA e Kanada

11 MARS 2021

Disa ditë më parë, një top zjarri shpërtheu në qiell mbi verilindje të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadanë juglindore.

Fragmenti i një asteroidi u copëtua në një lartësi prej 84 kilometrash kur hyri në atmosferën e tokës.

Meteori “u copëtua kaq dhunshëm”, sa që tronditi ndërtesat në të gjithë shtetin dhe prodhoi një shpërthim të fortë, tha NASA.

NASA tha në Facebook se mbi 100 dëshmitarë okularë raportuan detaje të meteorit në Vermont rreth orës 5:38 pasdite.

Për herë të parë u shfaq rreth 52 milje mbi Mount Mansfield State Forest, duke lëvizur 33 milje nëpër atmosferën e sipërme, përpara se të digjej 33 milje mbi Beach Hill, në Qarkun e Orleansit.

Gazeta Shqip