Pamjet tronditëse në Bucha Ukraine

Pamjet tronditëse në Bucha, Rusia mohon masakrën dhe bën kërkesën e papritur

4 PRILL 2022

Rusia kërkon një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së sot pasi pretendon se pamjet e tmerrshme në Bucha janë provokim i Ukrainës.

Dmitry Polyansky, zëvendës përfaqësuesi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, shkroi të dielën në Twitter: Në dritën e provokimit të urryer të radikalëve ukrainas në Bucha, Rusia kërkoi një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën më 4 prill.”

Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë Maria Zakharova shtoi se takimi do të diskutojë përpjekjet e Kievit për të ndërprerë bisedimet e paqes dhe për të përshkallëzuar dhunën me një “provokim” në Bucha.

Zakharova shkroi në kanalin e saj Telegram të dielën: “Federata Ruse kërkoi një mbledhje të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në lidhje me provokimin e ushtrisë ukrainase dhe radikalëve në qytetin e Bucha.

Pamjet tronditëse në Bucha Ukraine

Ideja pas krimit të radhës të ‘regjimit të Kievit’ është ndërprerja e negociatave të paqes dhe përshkallëzimi i dhunës”.

Gazeta Sot