Pamje të rënda. –  Me duar e sy të lidhur, rusët ekzekutojnë mizorisht ushtarët ukrainas të zënë rob

20 MAJ 2022

Pavarësisht rezistencës së hekurt që kanë treguar, ushtria ukrainase ka pësuar humbje të mëdha në lufta, teksa disa ushtarë janë zënë dhe rob nga rusët.

Pikërisht për ta është ngritur një shqetësim i madhe nga autoritetet, pasi rusët i vrasin pas torturave të shumta. Një video e publikuar nga “The Times” i ka përforcuar më shumë këto akuza, teksa nga pamjet shihet se si 9 ushtarë vriten pa mëshirë.

Një grup prej 9 ushtarësh ukrainas të burgosur, kalojnë në rresht për një në një zonë të hapur. Më pas, dy ushtarë rusë me armë, afrohen dhe qëllojnë breshëri plumbash ndaj tyre. Dëshmitarët kanë thënë se nuk i kanë parë më të burgosurit.

Gazeta Shqip