Pamje të frikshme: – Era e fortë dhe cikloni i fuqishëm shkatërrojnë stadiumin e këtij qyteti në vendin tonë

1 PRILL 2022

Moti në vendin tonë vazhdon të shoqërohet me erëra të forta, stuhi dhe rrebeshe shiu.

Bëhet me dije se erërat ka shkatërruar një pjesë të stadiumit “ Loni Papuçiu” të qytetit të Fierit, pjesa e tendës së stadiumit është rrezuar plotësisht si pasojë e fuqisë së erës.

Situata e shkaktuar ka lënë të bllokuar një segment rruge në afërsi të stadiumit, si dhe shihet si një rrezik potencial për qytetarët për shkak të strukturës metalike të shkëputur së bashku me tendën.