Zelli i tepruar i një Pastori të çuditshëm, përtej hijes së Edi kryeministrit

4 Nëntor 2026 Nga Migena Aleksi Ish-miku i ngushtë dhe kumbari i dasmës së Veliajt që i detyron këtij të fundit gjithë karrierën politike, ka vepruar si mashë e kryeministrit? Apo te figura e këtij pastori të çuditshëm, duhet parë portreti i një karrieristi të zellshëm që kërkon të tregojë besnikëri të tejskajshme ose të […]

Kurt Farka on November 4, 2026

“I provojnë supën para se ta hajë”/ Gazetari, zbulon prapaskenat e forta: – Erion Veliaj, ka marrë përkrahje brenda burgut për t’a ruajtur nga persona privat

3 Nëntor 2026 Gazetari Lavdrim Lita, i ftuar në nje studio televizive dha deklarata të forta për izolimin e Erion Veliajt. Lita shprehet se Veliaj ka marrë përkrahje brenda burgut në Fier. Sipas tij, Veliaj ruhet nga persona privatë. Lita deklaron se paligjshmëria është kthyer tashmë në një normalitet. Lavdrim Lita: Erion Veliaj është në […]

Kurt Farka on November 3, 2026

Fatos Lubonja: Kërcënimi ndaj Veliajt duhet hetuar, në një shtet ligjor Rama do të dënohet…

3 Nëntor 2026 Analisti Fatos Lubonja u shpreh se çështja e Erion Veliajt dhe deklaratat e tij për kërcënimet që i janë bërë duhet të hetohen. Gjatë intervistës në emisionin “Minuta e Parë” në News24, tha se nëse rezultojnë të vërteta atëherë është abuzim me pushtetin absolut. Teksa foli për kryeministrin Edi Rama u shpreh […]

Kurt Farka on November 3, 2026
Featured Tradita, folklori dhe mitologjia malësore përmes artit

Nëse nuk zgjidhet kësaj here “Çështja e Veriut” do të thotë se prapë do të vazhdojnë pabesi e padrejtësi ndaj Kosovës

5 Qershor 2023 Nga Ramiz LUSHAJ Ngjarjet e fundit në Kosovë më kujtuan një thanie të një klasiku të njohur anglez (1884) se “fejesat e gjata në 9 të 10-tat e rasteve janë shkollë para përgaditëse e pabesisë bashkëshortore në të ardhmen”. Pikërisht, edhe kohëzgjatjet afatore nga Ndërkombëtarëte Shqiptarët, ma saktë: stërgjatjet e Kosovës me rreth 9 vite nga shpallja Republikë (1990-‘91) deri tek Liria (1999) dhe 9 vite të tjera nga Liria tek Shpallja e Pavarësisë (2008) janë ma të gjatat ndër të gjitha shtetet e tjera në Ish Jugosllavinë Avnjoiste, në Ballkanin Perëndimor, kanë mbjellë, vjelë e përcjellë edhe shumë pabesi ndërkombëtare e shqiptare që po i vuan edhe pas 33 viteve shteti i ri i Kosovës. Sllovenisë e Kroacisë, po edhe Bosnje-Hercegovinës (për të cilën më vonë, pas një lufte mbi trevjeçare, u nënshkrue edhe Marrëveshja e Dejtonit-1995) prej nga shpallja e Pavarësisë së tyre (1991) deri tek antarësimi në OKB (22 maj 1992) iu deshtën nga një vit kohëzgjatje. Maqedonisë (IRJM-Maqedonia e Veriut) nga Pavarësia(1992) deri tek antarësimi në OKB (8 prill 1991) iu deshtën vetëm 1.5 vite kohore. Mali i Zi, në të gjitha proceset e tij: ndarja nga Jugosllavia e Vjetër, bashkimi me Jugosllavinë e mbetur, pavarësimin e tij final, i kreu nga 28 prilli 1992 deri më 3 qershor 2006. Çështja shtrohet edhe kështu: Pse Kosovës dardane edhe pas 33 viteve, në katër dekadat e dy shekujve të fundit, nga shpallja e saj Republikë (2 korrik 1990) dhe deri tek ngjarjet e ditëve të sotme në katër komunat në Veri të saj, nuk iu ka mundësuar që të antarësohet në OKB, të përfundojnë vija kufitare shtetërore me të gjithë fqinjët e saj ballkanik, të ketë shtrirë sovranitetin e vet shtetëror në të gjithë territorin e Kosovës (edhe në Veri të saj), etj.?! Shteti i sotëm i Kosovës në këto 33 vite e 4 dekada, prej nga shpallja e Republikës (1990-’91), nga Liria (1999), nga Pavarësia (2008) dhe deri tek njohjet ndërkombëtare e përpjekjet për antarësim në OKB, edhe për shkak të këtyre stërgjatjeve afatore (1990, 1999, 2008 etj) ka keqprovuar gjithato pabesi të ndryshme e të shumta nga disa prej Ndërkombëtarëve e disave nga klasa politike shqiptare; si: keqpranimi kushtetues “ahtisarjan” si “shtet multietnik” si në asnjë shtet tjetër të botës, ndërkohë që shqiptarët përbëjnë mbi 90 për qind të popullsisë së Kosovës; ndarja “allafranceze” e Mitrovicës së pasluftës në Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut; Asociacioni me Komunat me Shumicë Serbe; Statusi i “Kishave Serbe” (si në Deçan etj.); humbja e mijëra hektarëve toka etnike shqiptare nga ndarja e vijës kufitare me Maqedoninë (IRFJ) dhe Malin e Zi (në Çakorr, etj.), Dhoma të Specializuara të Kosovës në Hagë; Marrëveshjet famëkëqija për Trepçën e Ujmanin; izolimi i Lëvizjes së Lirië Shengen të Kosovës në 15 vitet e fundit (si asnjë shtet tjetër i Europës); mosnjohja e Kosovës nga 5 shtete antare të Bashkimit Europian (si: Greqia, Spanja, Qupro, Rumania...

/ June 5, 2023