Ramiz Lushaj

5 Qershor 2023

Nga Ramiz LUSHAJ

Ngjarjet e fundit në Kosovë më kujtuan një thanie të një klasiku të njohur anglez (1884) se fejesat e gjata në 9 të 10-tat e rasteve janë shkollë para përgaditëse e pabesisë bashkëshortore në të ardhmen”.

Pikërisht, edhe kohëzgjatjet afatore nga Ndërkombëtarëte Shqiptarët, ma saktë: stërgjatjet e Kosovës me rreth 9 vite nga shpallja Republikë (1990-‘91) deri tek Liria (1999) dhe 9 vite të tjera nga Liria tek Shpallja e Pavarësisë (2008) janë ma të gjatat ndër të gjitha shtetet e tjera në Ish Jugosllavinë Avnjoiste, në Ballkanin Perëndimor, kanë mbjellë, vjelë e përcjellë edhe shumë pabesi ndërkombëtare e shqiptare që po i vuan edhe pas 33 viteve shteti i ri i Kosovës.

Slloveni e Kroacisë, po edhe Bosnje-Hercegovinës (pëtë cilën më vonë, pas një lufte mbi trevjeçare, u nënshkrue edhe Marrëveshja e Dejtonit-1995) prej nga shpallja e Pavarësisë së tyre (1991) deri tek antarësimi në OKB (22 maj 1992) iu deshtën nga një vit kohëzgjatje.

Maqedonisë (IRJM-Maqedonia e Veriut) nga Pavarësia(1992) deri tek antarësimi në OKB (8 prill 1991) iu deshtëvetëm 1.5 vite kohore.

Mali i Zi, në të gjitha proceset e tij: ndarja nga Jugosllavia e Vjetër, bashkimi me Jugosllavinë e mbetur, pavarësimin e tij final, i kreu nga 28 prilli 1992 deri  3 qershor 2006.

Çështja shtrohet edhe kështu: Pse Kosovës dardane edhe pas 33 viteve, në katër dekadat e dy shekujve të fundit, nga shpallja e saj Republikë (2 korrik 1990) dhe deri tek ngjarjet ditëve të sotme në katër komunat në Veri të saj, nuk iu ka mundësuar që të antarësohet në OKB, të përfundojnë vija kufitare shtetërore me të gjithë fqinjët e saj ballkanik, të ketë shtrirë sovranitetin e vet shtetëror në të gjithë territorin e Kosovës (edhe në Veri të saj), etj.?!

Shteti i sotëm i Kosovës në këto 33 vite e 4 dekada, prej nga shpallja e Republikës (1990-’91), nga Liria (1999), nga Pavarësia (2008) dhe deri tek njohjet ndërkombëtare e përpjekjet për antarësim në OKB, edhe për shkak të këtyre stërgjatjeve afatore (1990, 1999, 2008 etj) ka keqprovuar gjithato pabesi të ndryshme e të shumta nga disa prej Ndërkombëtarëve e disave nga klasa politike shqiptare; si: keqpranimi kushtetues ahtisarjan si shtet multietnik si në asnjë shtet tjetër të botës, ndërkohë që shqiptarët përbëjnë mbi 90 për qind të popullsisë së Kosovës; ndarja allafranceze” e Mitrovicës së pasluftës në Mitrovicën e Veriut dhe atë të Jugut; Asociacioni me Komunat me Shumicë Serbe; Statusi Kishave Serbe (si në Deçan etj.); humbja e mijëra hektarëve toka etnike shqiptare nga ndarja e vijës kufitare me Maqedoninë (IRFJ) dhe Malin e Zi (në Çakorr, etj.), Dhoma të Specializuara  Kosovës  Hagë; Marrëveshjet famëkëqija për Trepçën e Ujmanin; izolimi i Lëvizjes së Lirië Shengen të Kosovës në 15 vitet e fundit (si asnjë shtet tjetër i Europës); mosnjohja e Kosovës nga 5 shtete antare të Bashkimit Europian (si: Greqia, Spanja, Qupro, Rumania e Sllovakia); njohjet ndërkombëtare të Kosovës nga 116 shtete ndër 193 shtetet e OKB (as dy të tretat e saj), ndërkohë   6 vitet e fundit e kanë njohur vetëm 6 shtete Republika Suriname (me 8 korrik 2016), Singapori, Bangladeshi, Medagaskari, Barbados e  fundit, Izraeli (me 1 shkurt 2021), etj., etj.

Në fakt, ndreqja e këtyre pabesive (padrejtësive) katërdekadore të disa prej Ndërkombëtarëve e të disave prej Shqiptarëve të politikës shtetërore, nuk fillon tek rrëzimi politik apo ringritja diplomatike e Kryeministrit aktual qëndrestar e  ditur, Albin Kurti, por fillon pikërisht tek Ura e Mitrovicës, fillon pikërisht tek liqeni i Ujmanit, fillon pikërisht tek Zveçani, Zubin Potoku e Lepasoviqi në Veri të Kosovës dhe, mbasandejna vijon në Prishtinë e në Beograd, në Bruksel e në Uashington, në NATO, BE, OKB.

Nëse nuk zgjidhet çështja e Veriut të Kosovës kësaj here nga Ndërkombëtarët e Shqiptarët, atëherit do të thotë se në Kosovë do të vazhdojnë prapë e prapë stërgjatjet kohore të disa pabesive e  shumë padrejtësive ndaj Kosovës edhe në shek. XXI.