5 Qershor 2023

Deputeti gjerman, Michael Brand nga CDU/CSU ka mbajtur një fjalim në Bundestag për zhvillimet në veriun e Kosovës.

Ai ka theksuar qartë se nacionalizmi agresiv i udhëheqjes serbe është shkaku i gjithë problemeve në Ballkan.

“Nëse heqim atë nga ekuacioni, 80% e tensioneve në të gjithë Ballkanin shumë shpejt do të zgjidhen” – thotë ai, duke e quajtur  Vuçiçin dhe elitën politike serbe, pasues të Milosheviçit dhe raciste.

“Vuçiç dhe Daçiç, bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-kriminelit të luftës Millosheviç gjatë viteve ’90, nuk janë penduar aspak, por e kundërta. Sot këta kriminelë të luftës i shpallim heronj, mohojmë gjenocidet e kryera... Mediat e tyre nxisin urrejtje si ato të Putinit në Rusi”, ka thënë Brand.

Brand ka folur edhe për ndikimin rus në Serbi dhe marrëdhëniet me Putin.

“Ndikimi i Rusisë, edhe pas pushtimit në Ukrainë, po rritet në Ballkanin Perëndimor. Udhëheqësia serbe është problem kyç. Ajo punon aktivisht kundër perëndimit, në bashkëpunim me Putinin. Vuçiç ka thënë: Zemra ime është në Moskë, Daçiçin e quajnë në Beograd ‘Zoti Moskë’”, është shprehur deputeti gjerman.