“Opinion”- Kush po pergjohet ne Shqiperi? – 23 Tetor 2025

27 Tetor 2025
Kur shteti akuzohet për përgjimet dhe hesht !
Deklarata e deputetit të PD, Saimir Korreshi, në emisionin “Opinion” të datës 23 tetor është një nga akuzat më të rënda që i bëhen shtetit shqiptar ! Ai deklaroi se ishte informuar që në ambientet e AKEP-it ka qënë vendosur një aparaturë përgjimi, që me justifikimin e “mbylljes së TikTok-ut” ka përgjuar prokurorë, task-forca dhe zyrtarë të tjerë….
se pas një viti pajisjet janë marrë nga kompania izraelite, duke dërguar me to edhe të dhënat e shqiptarëve jashtë vendit.
Në çdo shtet serioz, kjo deklaratë do të kishte ngritur menjëherë në këmbë institucionet, hetimet dhe transparencën publike, tek ne heshtje totale ! Asnjë reagim nga AKEP, nga institucionet e tjera, apo nga organet e drejtësisë.
Një heshtje që ulërin.Shteti në raste të tilla reagon menjëherë dhe sqaron të vërtetën, pasi kemi të bëjmë me sigurinë kombëtare, privatësinë qytetare dhe sovranitetin e vendit. Kjo është arsyeja pse themi
që është krejt e papranueshme mungesa e reagimit shtetëror ! Një indiferencë e tillë shkatërron besimin e qytetarëve tek shteti.Në një vend demokratik, kur akuzohet për përgjime, shteti flet, në Shqipëri hesht !
Fatura e heshtjes në raste të tilla është shumë e rëndë në raportet e besimit qytetarë – shtet ! Shqiptarët kanë nevojë për shtetin si për ajrin dhe dritën !
