Objektet historike nxirren nga bodrumi. – Pas 30 vitesh mungesë, Lezhës i rikthehet muzeu 

Kanë nisur në Lezhë punimet për ndërtimin e muzeut etnografik. Në të do të ekspozohen 250 deri në 300 objekte nga 841 që janë gjithsej të magazinuara në bodrumin e Bibliotekës së Qytetit.

LEZHË– Pas 30 vitesh mungesë Lezhës do t’i rikthehet muzeu etnografik. Bashkia ka nisur punën për ndërtimin e muzeut, ku do të ekspozohen objektet historike që prej vitesh qëndrojnë të magazinuara në bodrumin e bibliotekës së qytetit. Nën kryetari i Bashkisë së Lezhës, Ermal Paci thotë se muzeu është një domosdoshmëri për këtë qytet me histori mijëra vjeçare, ndërsa shton se do të ekspozohen 250 deri në 300 objekte nga 841 që janë gjithsej të magazinuara.

“Me hapjen e muzeut etnografik ne do të shfaqim rreth 250 deri në 300 në varësi të hapësirës që do të krijohet. Është një muze që i mungonte Lezhës për të paktën 30 vite. Pasi muzeu ishte nga 89 deri në 91. Besojmë dhe shpresojmë se do të pritet mirë nga qytetarët dhe nga vizitorët që do të vizitojnë Lezhën. Lezha nuk ka nevojë vetëm për rrugë, por edhe për muze.  Lezha nuk ka nevojë vetëm për lokale ka edhe për muze. Lezha nuk ka nevojë vetëm për por edhe për muze. Prandaj jemi fokusuar tek ndërtimi i muzeut”, tha Paci.

Turizmi kulturor e historik në Lezhë tërheq çdo vit mbi 25 mijë vizitorë e turistë, por kjo shifër do të jetë më e lartë me vënien në funksion të muzeut etnografik, pasi vizitoret kanë kërkuar në vazhdimësi që të dinë më shumë rreth këtij qyteti historik.

B.K./r.k./Shqiptarja.com