14 Shkurt 2026

Skenat si në komunizëm u regjistruan sot në qytetin e Durrësit. Policia shoqëroi qytetarë protestues të cilët ishin vendosur para bashkisë ku po mbahej takimi I kryeministrit Edi Rama me banorët, të cilët u preken banesat nga projekti TID.

Shkaku?
Pse thirrën ‘Mjaft rrejte’ dhe e quajtën Ramën ‘hajdut pronash’

Deputet i PD-së Igli Cara dhe demokratë të tjerë debatuan me policinë e cila I mori  në komisariat për ti shoqëruar.

Ndërkohë pas takimit më shumë se 2 orë e 3 minuta Rama bëri të qartë se projekti nuk ndalet dhe u përpoq ta politizonte protestën.

’ Prishje do të ketë, projekti nuk do të ndalet, por duhet të një verifikim për disa shtëpi që mund të kenë vlerë kulturore’ tha Rama.