Qytetari ne Durres i drejtohet kryeministrit: – Për çfarë ke ardhur këtu, pse bërtet. Ose ik ose mos e ngri zërin

14 Shkurt 2026
Takimi mes banorëve që preken nga projekti TID në Durrës dhe kryeministri Edi Rama është shoqëruar me tensione dhe tone të larta të zërit nga ana e Ramës.
Në një moment Rama i është drejtuar me tone të ashpra qytetares duke i thënë se “a je këtu apo jo, a më dëgjon, nëse doni zgjidhje duhet të flisni me radhë. Kjo ka shkaktuar reagim tek një tjetër banor i pranishëm në takim që i është drejtuar Ramës duke i thënë se “ose të mos bërtasë, ose të largohet”.
“Pse ke ardhur këtu? Pse bërtet, pse ngre zërin, ose ik, ose mos e ngri zërin”, ka thënë qytetari.
Kurse Rama ka ulur më pas tonet duke u shprehur e “nëse nuk dëgjoni unë çohem dhe thotë ai pastaj pse bërtet.
“Unë bërtas se s’dua të iki. Po deshët unë ju them mirupafshim! Dhe po iki e ju vazhdoni vetë. Por unë dua të bisedojmë për shpronësimin, jo për gjë tjetër”, është shprehur më tej kryeministri Rama.
Debatet e banorëve të Durrësit janë fokusuar tek fakti se ata nuk ishin kundër ndërtimit të projektit TID, por ata kërkonin që të mos zhvendoseshin nga zona ku ishin.
Një pjese e tyre kërkuan banesat e rikonstruktuara po në atë zonë, ndërsa të tjerë kanë kërkuar t’u rivlerësohet prona e cila do u shpronësohet.
