Nuk kishte ndodhur kurrë më pare. – Zbarkojnë në rrugë qentë blu, shokohen qytetarët dhe ekspertët, tregojnë çfarë po ndodh

19 SHKURT 2021

“…Mendohet të jetë shkaktuar nga mbeturinat kimike… “

Në dukje e pazakontë, pasi nuk jemi mësuar që të shikojmë në realitet qen më ngjyrë blu. Por, kjo ka ndodhur në qytetin rus Dzerzhinsk, ku një grup qensh me gëzof blu janë zbuluar nga një përdorues i cili i fotografoi dhe i ngarkoi fotot në rrjete sociale.

Ngjyra blu ka ngjallur kureshtje tek publiku, por ekspertët dhe ambientalistët kanë ngritur shqetësime kundër nuancës së panatyrshme.

Sipas një raporti nga Daily Mail, ngjyrosja e çuditshme e qenve mendohet të jetë shkaktuar nga mbeturinat kimike pranë një fabrike të braktisur të epokës sovjetike në Dzerzhinsk.

Impianti i prodhimit kimik dikur bënte acid hidrokuyanik dhe u mbyll gjashtë vjet për parë për shkak të falimentimit. Pasi fotot u shfaqën në internet, autoritetet e interesuara kanë dërguar një ekip i cili ka për detyre t’i ekzaminojë këta qen.

“Ata duhet ët kontrollohen, shëndeti i tyre duhet të vlerësohet dhe duhet të gjendet arsyeja pse janë ngjyrosur ,” citoi një zëdhënës i qeverisë.

“Po zhvillojmë biseda me shefat e ndërmarrjes rreth mundësive të kapjes së qenve,” shtoi ai.

Gazeta Sot