Nuk e lexoj kurrë Ben Blushin

Arlinda Guma
9 Shtator 2026
Nga: Arlinda Guma
Nuk e lexoj kurrë Ben Blushin, te cilin botuesit shqiptarë e bënë shkrimtar duke e mbajtur me furka promovimesh të rreme dhe që për këtë akt do t’i qeshë keq historia…
Por shoh që disa njerëz që vlerësoj janë prekur prej shkrimit të tij dhe meqë ka folur për filmat dhe meqë unë para disa vjetësh kam bërë një shkrim shterues për ta, dhe, meqë ky me vjedh çdo gjë që shkruaj, e detyrova veten ta lexoja.
Nuk është vetëm kjo çështja se më vjedh, por ngaqë është i cekët dhe mendjengushtë, i vendos ato që më vjedh në një kontekst krejt idot!
Doja ta lija përgjysëm shkrimin se më erdhi të qesh aty ku thoshte se filmat shqiptarë të socializmit na kanë argëtuar!
O Ben sharlatani që nuk qullose kurrë një gjë në jetë! Filmat nuk bëhen për të argëtuar, por për ta bërë shikuesin të mendojë, të lartësohet estetikisht, të ndiejë empati për personazhin… Dhe mbi te gjitha, të ngushëllojnë… Arti i vërtetë duhet të ngushëllojë të munduarin dhe të trazojë atë të nginjurin. Ky është misioni i artit të vërtetë. Argëtimi është mision çinginjsh. Po ti s’ke faj se e ngatërron me veten dhe me misionin tënd, o çingi i Edi Ramës!
Po ti nuk ke sesi ta njohësh këtë mision fisnik të artitt, se ti i ndan filmat në filma fshati dhe në filma qyteti, kur në të vêrtetë, ata kanë vetëm një ndarje: filma të realizuar mirë dhe filma të realizuar keq!
Thua se filmat shqiptarë realizohen vetëm në fshat.
Po përse vallë?
Përse vallë regjisorët zgjedhin fshatin?
Po turistët e huaj, pse duan gjithmonë të vizitojnë fshatrat e Shqipêrisë dhe jo Tiranën?
Ta them unë o Ben sharlatani! Se vetëm në fshatin shqiptar mund të takosh qytetarinë e vërtetë! Tharmin origjinal tê shpirtit të shqiptarit. Dhe jo në Tiranën ku mbretëron shtirja, falsiteti, injoranca. Dhe ato prostitutat mediatike si ty o Ben, që e shet veten me sezone, sa edhe prostitutat profesioniste ngjajne shenjtore para teje!
Nuk e di si e quan veten shkrimtar kur ke mendime kaq të mykura. Pretendon dhe të bësh letërsi o i mjerë, po si mund të bësh letërsi nëse i paragjykon personazhet që ndërton? Ky nga fshati, ky nga qyteti? Ndërkohë që përmend me nostalgji se një film për një fëmijë që shkon në fshat fitoi cmimin e parë?
Pastaj thua se asnjë film i sukseshëm në botë nuk është realizuar në fshat!
Wow!
Po filmat e Tornatores ku luhen? Ku luhet Malena, në metropol apo në një fshat të prapambetur të Siçilisë?
Ku luhet Kinema “Parajsa”?
Po “Postieri” që ka fituar çmim Oscar, ku luhet?
Një fshatar injorant kemi te “Postieri”, por që kur bie në dashuri bëhet poet dhe çfarë poeti!.
Pse vallë?
Sepse shpirti i njeriut është aq i pamasë, aq i pazbuluar në fuqinë e tij… Dhe detyra e artit është ta gërmojë e gërmojë pafund… dhe të nxjerrë prej andej xhevahire, edhe te ky fshatari, në dukje injorrant, por vetëm në dukje ama, se ai në fund zbulon një shpirt të thellë e të pasur si deti i atyre anëve.
Për çfarë të bëjnë filma në Tiiranë regjisorët mor sharlatan! Për prostitutat si puna jote që shiten nga mëngjesi deri në darkë?
Të bëri njëherë personazh Kiçua po te mbajti me hatër se të kishte djalë, po ama si skenarist i zoti që ishte ta nxori karakterin ashtu siç e ke kur spinunoje shokët se gjuanin me kumbulla apo se morën kalin e xhaxhi Thomait. Duhet të ketë patur ndonjë alarm të brendshëm Kiçua për karekterin tënd që fëmijë, ndaj dhe e zbrazi shqetësimin te ai film.
Po ti dhe kur u rrite mbete duke spinuar shokët te tutori yt Edi Rama o Ben sharlatani!
O Ben plagjiatori, që i mbush librat me ato që u vjedh shkrimtarëve të tjerë, si yt gjysh që i vodhi dorëshkrimet Lef Nosit pasi e arrestoi!
Të mbaruan paratë e shkrimeve promovuese për Izraelin? Siç të urdhëroi tutori yt Rama? Ato shkrimet ku thoshe se fëmijët palestinezë e meritojnë të vdesin…
Tani nuk ke ku ha më. Nuk ke ku lëpi më dhe u hodhe nga kinemaja.
Çdo gjë që prek e ndyn!
Yt atë ishte profesionist i mirë i kohës. Edhe i ati i Ramës profesionist i mirë ishte (ishte si ishte…) Po e di si është puna me ju që i keni patur prinderit njerëz të dëgjuar? Ju kujtoni se e keni me tapi këtë punën e artit edhe pse nuk keni talent, se talenti jo domosdoshmerisht transmetohet nëpërmjet genit, në rastin tuaj jo e jo… . Dhe sa më shumë e vuani këtë mangësi, aq të etur bëheni për t’u ngjitur atje ku u ngjitën prindërit tuaj. Por etërit tuaj i(shin si ishin) të paktën u bënë vetë, ndërsa ju kacavirreni pas emrit të tyre!
Dhe mësoje njëherë e mirë, nuk ka term “kosovarizëm”, por ka term shqiptarë të Kosovës dhe shqiptarë të Shqipërisë!
Shqiptarët e Kosovës u edukuan nën represionin serb (ndërkohë që ti gëzoje privilegjet e Kiços ) e prapëseprapë me ato filmat “e fshatit” po fitojnë Oscar…
Ndërsa ti fiton çmimin e Kamzës!
