Edi Rama

“Njësia anti-korrupsion po heton”. –  Kryeministri Rama paralajmëron arrestime masive: – Kriminale! Shumë shpejt do…

6 MAJ 2022

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar arrestime të mëdha për sa i përket rrjetit të shpërndarjes së pensioneve.

Sipas Ramës po operohet në mënyrë kriminale dhe kjo do mund të rregullohet vetëm me anë të teknologjisë.

“Ne kemi probleme dramatike me sistemin e dhënies së pensioneve.

Njësia anti korrupsion po heton dhe shumë shpejt do kemi rezultate. Për të çuar para drejtësisë struktura brenda sistemit të dhënies së pensioneve apo postës që operojnë në mënyrë kriminale. Kapërcimi nga ky nivel në një nivel transparence dhe shpejtësie është vetëm nëpërmjet teknologjisë.” tha Rama.

Gazeta Sot