
Një thirrje për turizmin kulturor: – Bejeni Muze Parlamentar, një qendër e historisë politike shqiptare

16 Maji 2025
Nga: Zak Topuzi.
Një thirrje për turizmin kulturor:
Ish-godina e Parlamentit Shqiptar është një nga objektet historike më me vlerë që ka kryeqyteti. Është pjesë e identitetit tonë institucional dhe dëshmitare e historisë politike të vendit.
Pas rikonstruksionit, ajo sot funksionon si Teatër Kukullash – një funksion fisnik në vetvete, por që mund të realizohej me dinjitet në çdo godinë tjetër të përshtatshme të Tiranës.
Në një kohë kur Tirana ka nevojë të ngutshme për hapësira që pasqyrojnë trashëgiminë historike dhe e kulturore të kombit. Vendosja e një institucioni fëmijësh në një objekt me këtë peshë simbolike është një vendim që meriton rishqyrtim.
Kthejani turizmit këtë vlerë të paçmuar!

Një muze parlamentar, një qendër e historisë politike shqiptare, një hapësirë për edukim qytetar – janë ide që do ta pasuronin ofertën turistike të qytetit dhe do t’i jepnin Tiranës një vlerë të re në hartën kulturore të rajonit.
Teatër kukullash mund të ketë shumë – por ish-Parlament ka vetëm një.