“Një prej vilave në periferi të Tiranës ka 500 mijë euro sistem alarmi”,: – Nga se trembet ai?!

3 SHKURT 2020

Gazetari Blendi Fevziu, deklaroi gjatë mbrëmjes së sotme se vetëm sistemi i alarmit në një prej vilave të shumta luksoze në periferi të Tiranës kushton plot 500 mijë euro.

“Nga kush trembet ai, nga qentë apo zogjtë”, u shpreh me ironi gazetari Blendi Fevziu, gjatë diskutimeve për paketën “anti-KÇK”, të qeverisë që synon të godasë pasuritë e kriminelëve shqiptarë.

“A e dini se vetëm sistemi i alarmit në një vilë në periferi të Tiranës kushton 500 mijë euro? Nga kush trembet ai, nga zogjtë apo qentë?”, tha Fevziu.

Mbetet paqartë nëse gazetari ka patur në mendje një vilë specifike, apo ka komentuar në përgjithësi për luksin e shfrenuar të vilave miliona euroshe në periferi të Tiranës.

Gazeta Sot