12 Tetor 2023

Ikona e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha do të jetësohet në një skulpturë në vendlindjen e saj, në fshatin Pagarushë në Malishevë.

Skulptura e veçantë është realizuar nga skulptori i talentuar Agon Qosja.

Ai ka publikuar disa foto të portretit të artistes së mirënjohur, që ka dhënë një kontribut të madh në muzikën shqiptare. E punuar në detaje, kjo vepër arti është një nderim i veçantë që i bëhet një figure të tillë të artit shqiptar.

Nexhmije Pagarusha, veper e skulptorit Agon Qosja.