Deputetja e PD, Ina Zhupa ka zhvilluar një interpelancë me tone të forta me ministren e Kulturës, Elva Margariti lidhur me projektin e Butrintit.

Zhupa tha se Ministria e Kulturës  e dha me koncesion Butrinit duke argumentuar se deri më tani administrimi nuk kishte rezultuar efektiv për shkak të administratës së paaftë dhe të politizuar.

Në përgjigje të saj, Ministrja e Kulturës, Elva Margariti tha se aty nuk do të ketë asnjë ndërtim.

Zhupa në fjalën e saj ka folur me tone të larta ku ka zbardhur edhe disa fakte lidhur me projektin e Butrintit.

“Si ka mundësi që shteti jonë heq dorë nga mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe këto ia dorëzon një privati, si ka mundësi që ministria e kulturës del dhe thotë se administrimi ka dështuar për shkak të politizimit dhe paaftësisë së administratës, këto janë argumentet e Ministrisë së Kulturës dhe qeverisë. pse nuk ndryshojnë procedurat në lidhje me administrimit duke vendosur profesionist të administratës, me arkeolog, ekspertë, nëse kriteret janë këto, atëherë institucioni i parë është vetë ministria e Kulturës sepse i plotëson 2 standardet, le të votojmë që të japim me koncesion Ministrisë le ta administrojë Fondi Shqiptaro amerikan apo ndonjë fond tjetër. Fondacioni ka 4 individ privat dhe vetëm ministren e Kulturës dhe pse aty del me emër si Elva Margariti. Cili duhet të jetë raporti që duhet të ketë administrimit si vlerë kulturore dhe si mjet biznesi”, tha Zhupa.

Gazeta Sot