Ndikimi i vendeve të treta në Ballkanin Perëndimor? Rama: Rusia problem për rajonin, i nevojshëm aktivizimi i BE

11 Prill 2022

Kryeministri Rama ka mbajtur një konferencë të përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Gjermani.

Rama i është përgjigjur pyetjes se sa ndikojnë vendet e treta në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se Rusia përbën problem në rajonin tonë dhe sipas tij BE duhet të bëjë përpjekje për të afruar sa më pranë të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor

Pyetje:  Cili është ndikimi i shteteve të treta në Ballkanin Perëndimor, si Kina dhe Rusia?

Rama: Përsa i përket palëve të treta me ndikim në Ballkanin Perëndimor, do thosha që nuk janë  njësoj dhe nuk duhet të kemi shqetësime nga ndikimi i vendeve të treta në të njëjtën mënyrë. Ndikimi i Rusisë në rajonin tonë përbën një problem sidomos në kushtet e sotme, çka e bën shumë të nevojshme aktivizimin më intensiv të BE, dhe përpjekjen nga ana e BE, për t’i afruar sa më pranë të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kina është një vend që ka synimin e vet të deklaruar në të gjithë Evropën Lindore, ka një format të quajtur 17+1, në të gjitha vendet komuniste që është një projekt investimesh.

Nga OraNews