Foto Ilustruese

Ndihmat e NATO-s për Ukrainën.  Gazeta gjermane zbulon skenarët: – Avionët luftarakë mund të dërgohen nga Kosova

9 MARS 2022

Presidenti ukrainas Zelensky i bëri kërkesë NATO-s ta furnizojë me avionë ushtarakë për të luftuar trupat ruse.

Por pasi Vladimir Putin kërcënoi se nëse një vend i NATO do të ndihmonte Ukrainën do të përfshihej në luftë, SHBA-të ngritën shqetësimin për përshkallëzimin e situatës.

Ndërkohë nga Gjermania raportohet se Perëndimi po mendon dërgimin e avionëve nëpërmjet një shteti jo anëtar në aleancë, dhe një ndër opsionet e përmendur është Kosova.

Gazeta “Tagessachau” raporton se ende nuk ka një vendim përfundimtar, por emri i Kosovës po lakohet si një ndër më të mundshmit.

Gazeta Shqip