Saimir Tahiri

Nderprerje energjie elektrike ne Gjykate: – SPAK kërkoi 12 vite burg për Saimir Tahirin

31 JANAR 2022

Në Gjykatën e Apelit të GJKKO-së, seanca ndaj ish-ministrit të Brendshëm Samir Tahiri është ndërprerë. Shkak mësohet se është bërë ndërprerja e energjisë elektrike.

Në këtë seancë. SPAK kërkoi 12 vite burg për ish ministrin e Brendshëm, që në bazë të gjykimit të shkurtuar reduktohet në 8 vjet.

Gjithashtu bëhet me dije se vetë Saimir Tahiri i është drejtuar me përulësi trupit gjykues duke i kërkuar kohë për shqyrtimin e provave.

“Ju kërkoj me përulesi të na jepni kohë për shqyrtimin e provave sepse do ta dini se jam i pafajshëm”- është shprehur Tahiri në seancë.

Kujtojmë që Saimir Tahiri i akuzua fillimisht për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup kriminal, por u dënua nga gjykata për “shpërdorim detyre” me 3 vite shërbim prove. Gjykata e Posaçme riktheu për rishqyrtim dosjen e ish-ministrit Tahiri, pasi konstatoi parregullsi në proces.

Ish-ministri Tahiri u vu nën shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm.