Ndahet nga jeta petagogu dhe piktori Hasan Çapari.

17 Mars 2026
Humbem piktorin dhe petagogun Hasan Çapari sot me 25 mars 2026
Lindur në vitin 1939, Mjeshtri Hasan Çapari është një nga koloristët më të mëdhenj shqiptarë. Në procesin e tij të gjatë krijues ai ka reflektuar një frymëzim të madh, një gjendje emocionale ndikuese, të fuqishme, pra një ndjesi të përgjithshme poetike.
Mund të cilësohet si njëri nga pionierët e artit postmodern shqiptar, me një ndjenjë të theksuar lirie dhe ëndërrimi, me një shprehje të fuqishme ekspresioniste dhe me aftësi të jashtëzakonshme ndiesore, sensitive, idealizuese e konkretizuese.
Në veprat e tij koha dhe arti shprehin shkëlqyeshëm njëri tjetërin.
Në sagën pikturale të Hasan Çaparit ka mjaft vepra, disa prej të cilave janë pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të arteve (Violinistja, 1981, Portret vajze 1972), si dhe të galerive private.
Në tablotë, akuarelet dhe portretet e tij, por jo vetëm në to, bie në sy mënyra stilizuese e formave, ngjyrave dhe vetë kuadrimit të motivit.

hasan capari

hasan capari
Me një vizatim të thukët, përmbajtësor, duke vështruar njerëzit e thjeshtë, ai ka pikturuar jashtëzakonisht bukur psikologjinë dramatike të portretit dhe të figurës. Në veprat e tij ka një ndjesim të lartë të shprehjes ekspresive, ku spikat koloristika e shfrenuar, efektet dramatike, emocionale, dhe tonalitetet e ngjyrave. Krijimtaria e H. Çaparit karakterizohet nga fizionomia e pangatërrueshme e stilit të fortë ku, padyshim, elementi ngjyrë përcakton të veçantën. Ngjyrat në tablotë, peizazhet, por edhe portretet e tij, ku spikat bluja, e kuqja dhe e bardha, kanë një lloj ndezjeje të brendshme, dicka sugjestionuese, tëpër të ngrohtë, që përcjellin ndjesi të forta të jetës dhe janë përdorur nga piktori artistikisht dhe funksionalisht.
E gjithë vepra e Hasan Çaparit afirmon mesazhe identiteti ku Çamëria, vendlindja e të parëve të tij, duket si pikë referimi kulturor. Hasani ishte një nga fëmijët e mbijetuar të gjenocidit në Çamëri, ku u lind në vitin 1939, dhe përjetoi kalvarin e shpërnguljes me dhunë në vitin 1944, së bashku me familjen. Çaparenjtë janë një familje e shquar dhe fisnikërore e Çamërisë, me ndikim të madh historik dhe atdhetar, veçanërisht të njohur në zonën e Margëllëçit.

hasan capari, Violinistja 1981
Siç thotë studiuesi i artit dhe shkrimtari Luan Rama, “Jeta e Hasan Çaparit është në veprën e tij, e gjitha e derdhur mbi telajo, mes ngjyrash që na sjellin motive jete e dashurie për dheun e të parëve të tij në Çamërinë tonë të bukur, por po me aq dashuri e frymëzim ka realizuar ai motive nga i gjithë atdheu ynë, të cilit iu dedikua pa asnjë rezervë me artin e tij, si një emër dinjitoz e përfaqësues i një brezi që bëri art të madh.

hasan capari

hasan capari
Hasan Çapari, padyshim është ndër emrat e piktorëve shqiptarë që, pavarësisht kohështrirjes së krijimtarisë në dy sisteme politikë, ia ka dalë suksesshëm të ruajë kohezionin e përjetimit artistik dhe materializimin e tij në veprën artistike”.
