Shenimet e Mustafa Arapit nga ditari, kur restauronte pikturen murale te famshme te kishes Ristozi, shekulli XIV, ne qytetin e Korçes, gjate viteve 1983 – 1987.

Mustafa Arapi Studiues Arti dhe  restauratori me i mire per Pikturen Murale dhe Artin Mesjetar.

Territori ku është ndërtuar kjo kishë gjendej në këta shekuj në Principaten e Muzakajve. Klasa feudale drejtonte ekonominë dhe jetën politiko-shoqërore të vendit. Në vitet 1389-1390 ai që dha të hollat për ndërtimin e saj ishte peshkopi Nimfoni. Kisha e Ristozit është një kapelë mjaft piktoreske nga trajtimi i jashtëm dhe proporcionet e goditura.

Ajo bën pjesë në grupin e kishave me kryq të brendashkruar pa mbështetje të brendshme. Hapësira qendrore e saj është naosi, i cili ka një planimetri katërkëndëshe kënddrejtë, një nefshë, dhe me kupole. Ai komunikon me ambientin shtesë (hajatin) me anë të dy portave të hapura, njëra në murin jugor, e tjetra në atë perëndimor të naosit. Lartesia e pikës më të lartë është 7.5 m.