20 Janar 2023

Ish-deputeti i Partisë Demokratike dhe anëtar i Këshillit Kombëtar të “Foltores, Myslym Murrizi foli dje për largimet në Partinë Demokratike, ndërsa u shpreh skeptik për arsyet e paraqitura për dorëzimin e mandatit të Fation Veizaj.

Sipas Murrizit, ai është larguar pasi shpallur investitor strategjik nga Edi Rama në Gjirin e Lalëzit, ndërsa me ironi shtoi se pas kaq shumë muajsh u kujtua se ka krizë në Partinë Demokratike.

Sa i takon situatës brenda PD-së, Murrizi u shpreh gjatë prononcimit për mediat se ka prekur fundin që në vitin 2019. “I ke dëgjuar ndonjëherë çfarë zëri ka? Një investitor strategjik i Gjirit të Lalzit dha dorëheqjen pas disa muajsh për sherrin në PD. Kjo është qesharake! Fundin PD e ka prekur në shkurt të 2019.

Alibeaj nuk është me askund, Bardhi është mëkëmbësi. Ata le të jenë sa të duan sepse shokë banke janë, janë rrogëtar! Ikur edhe një tjetër! E mban mend emrin?! Rrushaj, po se kërkove në Google se gjen. Këto që vijnë rastësisht pa u vrarë këpuca këmbën siç vijnë ikin! Kam besuar se Berisha do ta zgjidhë çështjen e grupit parlamentar. PD nga shtatori i 2021 nuk është më i tillë. Për mua do të kishin fituar nëse nuk do të ishin sjellë si arrogancë, ishte perceptuar sikur nuk rri dot më shumë në pushtet”, deklaroi Murrizi.

Gazeta Sot