8 Maji 2024

Njihet si Mozaiku i Antikitetit , ose përndryshe Mozaiku i Bahçallekut.  Ai është një zbulim i hershëm, i gjetur gjatë gërmimeve të 1978 – 1979, në bregun e djathtë të lumit Drin. Mozaiku doli si pjesë e një godine me karakter shoqëror, i pari i këtij lloji që zbulohet në qytetin e Shkodrës dhe në veri të vendit.

Ai ndodhet i ekspozuar në Muzeun e Kështjellës.

“Mozaikë si ky janë shumë të rrallë”, shprehet përgjegjësi Mlika.

Mozaiku aktualisht ka 24 fragmente, por të ekspozuara janë vetëm 8 prej tyre në Muzeun e Kështjellës.

Ky i fundit përbën një interes të madh për ata që vizitojnë kalanë “Rozafa”.