Moti, nesër temperaturat zbresin nën zero.

Dita e nesërme do të sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave. Në kryeqytet temperaturat e ulëta pritet të bien nën zero gradë celsius, ndërsa në vendet malore do të shkojnë në -3.

Sa i përket temperaturave të larta në vendet e ulëta pritet të arrijnë deri në 12 gradë ndërsa në vendet malore në 3 gradë celcius.

Ja parashikimi i motit sipas IGJEUM:

Nesër (e enjte, dt.26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 3 / 12 °C

në vendet e ulëta: 1 / 10 °C

në vendet malore: -3 / 3 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt.25) dhe nesër (e enjte, dt.26) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet deri e fortë.