Moti i keq përfshin Vlorën, stuhia rrëzon pemën, bllokohet qarkullimi në njërin sens të rrugës

10 Shtator 2024
Moti i keq ka përfshirë një pjesë të madhe të vendit pasditen e sotme (dt. 9 shtator). Shiu i rrëmbyeshëm ka sjellë probleme në Vlorë për shkak të erës.

Sipas raportimeve, janë rrëzuar pisha në pyllin e sodës, duke bllokuar kështu njërin sens të rrugës.
Rrëzimi i pishës në rrugë fatmirësisht nuk ndodhi në momente të qarkullimit të mjeteve, ndërsa janë shërbimet zjarrfikëse ata që kanë mbërritur në zonë.

Zjarrfikësit kanë prerë pemët, duke e larguar nga rruga pjesë-pjesë për të zhbllokuar në këtë mënyrë edhe aksin rrugor.
