Morën dozën e parë të vaksinës kineze ‘’Sinovac’’, humbin jetën 2 persona në Hong Kong, disa të tjerë në gjendje të rëndë

– 26.03.21

Hong Kongu ka nisur të vaksinojë popullsinë me vaksinën kineze kundër Covid-19. Pas injeksimit të vaksinës, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa të tjerë raportohen se janë në gjendje të rëndë pasi kanë bërë vaksinën kineze Sinovac, bën me dije portali Hong Kong Free Press.

Portali shkruan se një grua 55-vjeçare humbi jetën si pasojë e një ataku kardiak dhe një goditjeje në tru. Ajo kishte tre ditë që kishte marrë vaksinën. Ndërkohë një 71-vjeçar ndërroi jetë në një spital pasi kishte marrë vaksinën Sinovac. Edhe ai dyshohet se pësoi atak kardiak.

Portali raporton se të paktën tre persona janë shtruar në spital në gjendje të rëndë. Edhe ata kishin marrë vaksinën kineze. Ndërsa, koma nuk dihet nëse ka një lidhje direkte mes vaksinës dhe këtyre rasteve, por autoritetet kanë nisur hetimet.

Po ashtu, Kina nuk ka ofruar të dhëna për efektshmërinë e vaksinës, duke mbajtur sekret informacionet për testimet.

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar shkrime ku theksojnë se mungesa e informacioneve për vaksinën ka shtuar dyshimet, sidomos pasi kryeministri i Pakistanit u infektua edhe pse kishte bërë dy doza.

Gazeta Sot