“Monstra: – Kanë fshehur një rast me koronavirus”, ish-deputetja i kthehet keq drejtoreshës së spitalit të Durrësit: Je dhe femër ti, ‘turp, turp, turp’!

29 MARS 2020

Ndërkohë që rastet me koronavirus shtohen në të gjithë vendin, nuk mungojnë as denoncimet nga radhët e politikës. Ish-deputetja e PD, Fatbardha Kadiu denoncoi disa ditë më parë se në spitalin e Durrësit kishte rezultuar një rast pozitiv me koronavirus, dhe se ngjarja po mbahej e fshehtë duke vënë në rrezik jetën e mjekëve që i kishin shërbyer.

Pas kësaj deklarate nuk ka vonuar as kundërpërgjigja e drejtoreshës së spitalit në Durrës Nadire Jani, e cila është shprehur se  “ne Spitalin e Durresit vine te gjithe pacientet qe dyshohen per Covid 19, kjo nuk eshte e fshehte pasi te gjithe e dine se pacientet qe shkojme ne Tirane, nga spitali i Durresit nisen, nuk nisen nga ajri! Ne Spital ketyre pacienteve i behen te gjitha ekzaminimet e nevojshme duke filluar nga gjaku, CT, u meret tamponi me corona virus dhe pritet pergjigja! Nqs tamponi vjen pozitiv, pacienti dergohet ne Tr, ndryshe mjekohet per semundjen qe ka!”

Në të njëjtën kohë, Jani reagon ashpër për një etiketim të bërë nga Kadiu, e cila e mbyllte postimin e saj me fjalën mostra.

“Si mundet te nxjeri nga goja nje femer te tilla fjale MOSTRA!!! Po zor nuk te vjen Fatbardha, se nuk e meriton fjalen zonje, kur na shan me fjalen MOSTER!!!”, shkruan Jani në reagimin e saj.

Por replikat nuk mbyllen këtu, pasi ka reaguar sërish ish-deputetja demokrate, e cila i kërkon drejtoreshës që të bëjë detyrën dhe të mos sillen si një militante partiake.

“Nëse mendoni që keni detyre primare edhe sot në keto dite të vështira pandemie të mbroni vijën e partisë atëhere Turp Turp Turp shumë turp për ju mi zonjë”, shkruan mes të tjerave Kadiu në drejtim të Janit.

Postimi i plotë i Kadiut:

Gjithmonë me mjekët dhe për mjekët

Dje pasi më njoftuan për shqetësimin e tyre disa mjekë nga spitali i Durresit bëra të ditur lajmin e një pacienti të infektuar pranë këtij spitali.

Mesa duket adminstrata e partisë së spitalit beson ashtu sikurse dhe shefi i tyre që jemi në kohë fushate zgjedhore dhe jo në kohë krize.

Po i them sot drejtoreshës së spitalit që ajo nuk bën teste në spital, ndaj të qetësohet.

Madje të mos shqetësohet fare se këtë monopol e ka vetëm Rama, sepse partia ta bën testin e partia ta heq testin, partia ti sjell përgjigjet.

Nëse mendoni që keni detyre primare edhe sot në keto dite të vështira pandemie të mbroni vijën e partisë atëhere Turp Turp Turp shumë turp për ju mi zonjë.

Sot ju duhet të ishit zëri i parë ku ti çirrnit maskën kësaj situate.

Sot ju duhet të ishit zëri i parë ku ti çirrnit maskën rezultateve të korruspsionit galopant ndër vite të këtij sistemi.

Sot ju në vënd që të jeni të parët ti kërkoni llogari Ramës për testet, ku janë testet, përse nuk testohen njerëzit?

Në vend që ti hiqni maskën këtij sistemi, më shume se në çdo moment tjeter, sot ju po zhgarraviteni si ushtar partie në media sociale me tufën e faqeve fallco.

Ju nuk folet kurrë për tenderat e spitalit, ju nuk folët kurrë për milionat e eurove të tenderave skandazos të çarçafëve po vijni sot e shqetësoheni se moj ju shaj njeri partinë.

Ju nuk folët kurrë që sanitaret dhe mjekët deri para kësaj pandemie nuk kishin as sapuna në tualetet e spitalit.

Por mjaft më me propaganden tuaj kineze, dilni nga mendësia shekullore “ Parti Ernver jemi gati kurdoherë” e flisni atë që shikoni vetë dhe jo atë që jua sjellin nëper grupet e what’s upp-it PR-ët e partisë.

Gazeta Sot