Mokra, një botë e fshehur mes maleve Vallë, këngë dhe histori që zgjohen në “Mokra n’festë”

1 Shtator 2026
Mes maleve të larta, aty ku rrugët marrin kthesa dhe koha duket sikur ecën më ngadalë, shtrihet Mokra.
Një trevë e pasur me histori, tradita e rrëfime të përcjella brez pas brezi. Por sot, Mokra nuk na pret në heshtje.
Ajo vishet me ngjyra, me këngë, me valle e me dolli, për të festuar atë që e ka mbajtur gjallë ndër shekuj, shpirtin e saj.
