Mjegull e dendur ‘pushton’ Kukësin. – Ngrijnë rrugët, disa fshatra pa drita

15 JANAR 2022

Kukësit është zgjuar ditën e sotme me mjegull të dendur, që ka ‘pushtuar’ të gjithë qytetin dhe rrethinat e tij.

Mësohet se shkak për këtë situatë janë bërë temperaturat tepër të ulëta në këtë qark, ndërsa vihet re një prezencë e shtuar e akullit në akset kryesore të qytetit, të cilat përbëjnë një rrezik të madh për automjetet, por edhe për kalimtarët.

Nga ana tjetër si pasojë e temperaturave të ulëta, raportohet se disa fshatra janë pa drita, të cilat kanë ardhur si pasojë e avarive në rrjetin kryesor të furnizimit me energji elektrike./

Gazeta Shqip