Mizore. – Qëllohen me armë flamengot në lagunën e Nartës

6 JANAR 2021

Pamje mjaft të trishta vijnë nga laguna e Nartës. Mëngjesin e sotëm, peshkatarë të zonës kanë konstatuar flamengo të qëlluar me armë zjarri gjuetie.

Qëllohen me armë flamengot në lagunën e Nartës

Më herët, ky shqetësim është ngritur edhe nga Administrata e Zonave të Mbrojtura nën administrimin e së cilës është zona e mbrojtur Vjosë-Nartë.

Dy muaj më parë, policia nisi aksionin për të sekuestruar mjete peshkimi dhe gjuetie të paligjshme në këtë zonë.

Gazeta Shqip