Von der Leyen

Ministrja gjermane Von der Leyen emërohet presidente e Komisionit Europian

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë zgjedhur ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen si

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë zgjedhur ministren gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen si Presidente e Komisionit Europian. Vendimi u mor në takimin e nivelit të lartë në Bruksel. Von der Leyen ishte e besuar e Merkel në këtë kandidaturë, ndërsa është mbështetur nga shumë shtete të fuqishme të BE. Ursula von der Leyen, të jetë pasardhësja e Presidentit të Komisionit Jean Claude Juncker. Megjithatë vendimi duhet votuar edhe në Parlamentin Europian.

Von der Leyen

Më parë ishte politikani i i djathtë Manfred Weber ai që hoqi zyrtarisht dorë në momentet e fundit nga pretendimi për të marrë postin e Presidentit të Komisionit të BE. Zëdhënësi i tij i bëri të ditur agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, se ai e dorëzoi mandatin si kandidat kryesor për Partinë Popullore Europiane. Një mbështetje për Weber ka lobuar edhe kreu i opozitës shqiptare, Lulzim Basha.

Emërimin e Von der Leyen si presidente e Komisionit Europian e ka bërë të ditur Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk. Ndërkohë ekspertja monetare francez Christine Lagarde u emërua shefe e Bankës Qendrore Evropiane ndërsa ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrell u zgjodh shef i punëve të jashtme të BE-së.

Gazeta Panorama