Mediat britanike japin alarmin Irani po kërcënon Shqipërinë,

Gazeta Britanike Daily Express, ka dhënë alarmin duke i dedikuar një shkrim kërcënimit që i vjen Shqipërisë nga Irani si pasojë e strehimit të opozitës MEK.

Sipas kësaj gazete, Irani ka lëshuar një kërcënim të frikshëm se do të godasë me raketa balistike kampin e muxhahedinëve në Manëz të Durrsit. Ky lajm fillimisht është shpërndarë nga agjencia e lajmeve Fars Neës Agency thotë Daily Express e Londrës.

Në këtë artikull nuk përmendet se kush nga udhëheqësit e Iranit e ka bërë këtë kërcënim. Sipas Daily Express kërcënimi për të sulmuar muxhahidinët e MEK do të kryhet përmes raketave balistike dhe dronëve.

Fars Neës Agency e lidh këtë kërcënim me nevojën e një hakmarrje, pasi bën përgjegjës MEK për vrasjen e 17.000 iranianëve, përmes atyre qe i quan si akte terroriste të opozitës, 3000 anatarë të së cilës strehohen në Shqipëri.

Për arsye sigurie një javë më parë u anulua takimi vjetor i MEK ku ishin ftuar si folës edhe disa senatorë dhe kongresmenë amerikanë. Në shtator të vitit 2016 Agjencia shtetërore Iraniane e Lajmeve, “ParsToday” paralajmëroi Shqipërinë se ndodhet në prag lufte, për shkak të pranimit të grupit të muxhahedinëve, të shpallur armiq nga Teherani.

Mediat britanike japin alarmin Irani po kërcënon Shqipërinë,

Agjencia e krahasonte pranimin e muxhahedinëve nga Shqipëria, të njëjtë me “vendosjen e izraelitëve në Palestinë në shekullin e kaluar”.

“Nuk është problemi i një grupimi njerëzish, etnie, race, feje. Absolutisht jo. Çështja është se muxhahidinët janë armiq të shtetit të Iranit“, shkruante Pars Today

Gazeta Sot