‘Më detyruan’

Nga Avni Nezaj –

Nën afshin e nxehtë jo vetëm të motit u zhvillua një lloj votimi me 30 qershor në Shqipëri. Atë lloj situate e shikonim akoma vetëm nëpër reportazhe të kohëve të vjetra por që janë rikthyer frikshëm dhe kanë shumë ngjashmëri.

Në kontesktin e rreshtorllëkut ato ishin perfekte, të gjithë rilindasit që në 7 të mëngjesit në rrjesht për të hedhur votën e tyre, e kanë traditë. Opozita bëri mirë që i la të mbyten ne kujtesën e tyre e në llumin e tyre historik.

Në kontesktin e ligjshmerisë ishin një katrahurë. Presidenti kishte anulluar datën e zgjedhjeve dhe është i vetmi institucion në këtë vend që mund ta bëjë. Por rilindja në aksion dhe me zboristë të palëkundur e çoi marrëzine deri në fund.  Tani janë në hall se si t’ja bëjnë se kanë hedhur shumë fletë votimi në kuti e shifrat nuk konvergojnë. Një goditje e rëndë për demokracinë shqiptare që i ngjan pjeshkës kur piqet shumë.

 

 

Në kontekstin qytetar, dhuna verbale e ushtruar nga shteti për të patur sa me shumë pjesmarrje ishte konturimi i së keqes qe nuk del pa kaluar disa kohë.

Dhe më mirë se asgje tjetër kjo lloj dhune  tregoi se këto votime ishin një absurditet antidemokratik i sojit të rrallë. Çdo “arkeolog” politik,  do të gëzohej për një zbulim të tillë sidomos në Europë ku standartet janë krejt të tjera dhe këto lloj votimesh pa zgjedhje janë harruar ose kishin nisur të harrohen.

Mirësevjen ne Shqipëri, viti 2019. Kemi zgjedhje, kemi votime, kemi vetëm një kandidat, kemi vetëm një parti, kemi vetëm një aleternativë.

Keshtu demokracia është në kulmin e greminës e ka nevojë vetëm për një “puthje” prej gjarpëri e të bjerë shumë thellë në humnerën e diktaturës ku shqiptarët jetuan 45 vjet. Eshtë në cakun e fundit të saj e nëse Europa do caktonte Jan Claude Junker që ta mbante ngjitur këtë soj demokracie tonën me atë të BE, rreziku do të shtohej edhe më shumë. Se ai, coku pi noj gotë. Nuk është mëkat të pish por është mëkat të mos e mbash pijen do të thoshte një pijedshës i mirë nga Skrapari. (Nuk është Ilir Meta për të gjithë dyshuesit).

Në të gjithë këtë levizje kundër dhe për demokraci të gjithë dhe të gjitha i ka sqaruar nëj fletë e vetme votimi e bërë poublike në media ndoshta nga ai që e ka shkruar.

“ME DETYRUAN”, shkruhej në fletën e votimit dhe ishte me siguri ndonjë i punësuar në administratën që në rresht u detyruan  të votonin për Lali Erin në Tiranë por edhe për gjithë lalët e tjerë  nëpër Shqipëri.

Kjo fjalë e shkruar me dhimbje nga një votues shqiptar tregon nivelin në të cilin është katandisur sistemi politk, dhe demokracia në vend.

“Më detyruan”, si në kohën e Enver Hoxhës, më detyruan të isha dëshmitar, më detyruan të spiunoj, më detyruan të sajoja, më detyruan të mohoja babën, nënën, vëllain, motrën, familjen, gruan, femijët, shoqërinë.

Kjo është më e tmerrëshme se të gjithë argumentat e pjesës së parë të shkrimit.

“Më detyruan” është si një thirrje e njeriut që po mbytet. Më ndihmoni të shpëtoj jetën time, të fëmijëve, të familjes, duket sikur thotë ne mëse te shkronjave te kësaj fjalë.

“Më detyruan” është si një apel për klasën politike por në mënyrë të veçantë për opozitën e cila ju ka bashkuar qytetarëve që mos ti lërë në baltë keta njerez të lodhur nga regjimi monoparatiak i Edi Ramës.

“Më detyruan” është thirrje e atyre fëmijëve që babain ja kanë futur në burg se lidhi dritat që të gatuajë për këta fëmijë. Ndërsa hajdutët e parave publike, dhe blerësit e votës janë në sallone e bëjnë plane për vjedhjen dhe grabitjen e radhës.

“Më detyruan”, është thirrje për ato nëna që qajnë me dhimbje ikjen e përditëshme të fëmijëve të tyre nëpër botë.

“Më dëtyruan”, është thirja e dhimbëshme e një njeriu të nëpërkëmbur që as të zgjedhë nuk e lënë por ja imponojnë ose me kërcënimin e vendit të punës, ose me para, ose me dajak.

“Më detyruan” është thirrja e te gjithë atyre shqiptarëve që kanë 6 muaj që protestojnë nëpër rrugët dhe sheshet e Shqipërisë për më shumë demokraci dhe kundër kontrolllit të shtetit dhe qeverisjes nga krimi dhe bandat.

Thjesht nxirrni një letër e shkruajeni edhe ju fjalën “më detyruan” se çfarë ligështie e plogështie të jep.

Sa poshtë kemi renë. E ka akoma nga ata që nuk e kuptojnë se ku po shkojmë. E në rresht u turren me 30 qershor të votojnë për djallin. Zeri intelektual është i kurthuar nëpër zgafellat e fjalës “me dëtyruan”.

Beteja para 30 qershorit u nda në disa fronte. Opozita po mbron demokracinë me protesta paqësore. Pushteti ka marr disa hallexhinj listash dhe i ka bërë deputetë me kohë të plotë dhe kërkon të vëre nën kontroll demokracinë. Kontroll që për shqiptarët do të thotë diktaturë e që fatkeqësisht kemi qenë të detyruar ta durojme për 45 vjet me radhë. Që të mos jemi të detyruar që të durojme serish edhe ne edhe fëmijët tanë duhet të bëjmë zgjidhjen në mes të detyrimit dhe reagimit.

Dhe jam i bindur se kjo e dyta do të na kushtojë më lirë.

© SYRI.net