3 Nentor 2022

Pas 3 orësh diskutime me Kryesinë e Ish PD-se, ku të pranishëm ishin përkrahës të tij, kreu i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj doli në një prononcim për mediat.

Alibeaj: Mbledhja sot, 3 orë dhe nuk mjaftonin. Kishte kohë që nuk ishte mbledhur Kryesia. Mbledhje informuese, për qëndrimin e grupit parlamentar.

Kryesia unanimisht mbështeti qendrimet e Grupit Parlamentar gjatë kësaj kohe. Kryesia e mbështeti dhe tashmë do vijohet me organizmin e zgjedhjeve, të premten një tjetër mbledhje kryesie, për ecjen para në zgjedhjet lokale.

Kam qenë i pari që kam mbështetur atë që bënë burrat e mençur të Mirditës.

Qendrimi i grupit i mbështetur nga Kryesia mori frymëzimin nga qëndrimi i përfaqësuesve në Mirditë.

Kemi qenë e jemi për një kandidat fitues, të demokratëve të bazës. Duhet të shkojmë në zgjedhjet lokale për të fituar. Nuk duhet lejuar të ndikohen nga ndasia lart. Grupi Kryesia e Kolegji i kryetarëve, zgjidhje të tilla të mençura.