Mbyllet dita e shtatë e protestës, çfarë do të ndodh të shtunën nëse qeveria nuk plotëson kërkesat

15 MARS 2022

Është mbyllur protesta e ditës së 7-të, kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të produkteve ushqimore.

Protesta nisi në orën 17:00 para Kryeministrisë, dhe është mbyllur po këtu në orën 19:00.

Ndërkohë, protestuesit kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre të përmbledhura në disa pika kundrejt qeverisë.

Ata kërkojnë që të hiqet taksa e qarkullimit, pezullim i TVSH-së për produktet e shportës, ngritje të mazhit të fitimit për kompanitë e hidrokarbureve, paketë për qytetarët në nevojë dhe hetim për koncesionet dhe abuzimet në treg.

Qytetarët kanë paralajmëruar protestë kombëtare ditën e shtunë, sakaq ata do të qëndrojnë 24 orë në shesh nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre.

Ata kanë njoftuar edhe policinë se mos të ndërhyjnë në protestë, pasi do të bllokohen  sheshet.