Teksa vendi është përfshirë nga protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, më poshtë sjellim një dëshmi te asaj se çfarë mendojnë ish-bashkëpunëtorë të tij me të cilët ka ndarë dhe rrugë të përbashkëta në politikë. Lideri historik i PS-së, i ndjeri Fatos Nano e ka cilësuar Ramën një mason të pasuruar që s’po e ndal askush.

“Më vjen shumë keq, më dhimbset që aventurizmi i këtij masoni të pasuruar, Edivin Ramës, në Shqipëri nuk po ndalet sot nga askush.”, shprehej Nano. Ndërkohë, ish-nënkryetari i PS Servet Pëllumbi ka deklaruar për Ramën se ky i fundit nuk i referohet dhe adreson programe për të majtët. “Ai që thotë është i majtë, deklaron se ka bërë për të majtët. Ai nuk i referohet atyre shtresave që janë të majta dhe kërkojnë një program të majtë, nga vetë gjendja e tyre social-ekonomike.”, tha ai.

Sakaq, ish-ministrja dhe ish-deputetja e PS-së, Arta Dade pohon se PS-ja është një forcë e paralizuar, pa demokraci, ku komandon vetëm një person. “Tani konstatoj se nuk po ndodh asgjë. Është forcë e paralizuar, pa demokraci të brendshme, komandon vetëm një person, është një one man show.”, shprehet Dade. Po ashtu kritika në kohë ka lëshuar dhe ish-deputeti i PS-së, Koço Kokoëdhima, i cili ka lëshuar akuza në drejtim të qeverisë Rama.

“Kush flet ne emër të buxhetit të shtetit? Këta që me babëzinë më të madhe shkatërrojnë buxhetin e shtetit. Me PPP i blejnë nga privati me 20-fish. Këta për 1 mln dollarë, i blejnë 20 mln dollarë. Këta kanë vënë çmimet më të tmerrshme në planet. I bëjnë buxhetit grabitjet më të pashembullt.”, shprehej Kokëdhima. Ndërkohë, i ashpër ishte dikur dhe Ben Blushi, i cili nuk është kursyer asnjëherë ndaj Edi Ramës. “E di si ndahen 1 mijë ditë të Edi Ramës në pushtet? 100 ditë selfie, 200 ditë në avion, 300 ditë në stadium dhe 400 ditë në burg. Më shumë ia dedikoi burgjeve.”, shprehej Blushi.

Po ashtu, kritik është dhe ish-ministri Arben Malaj, i cili thekson se më mirë të hash bukë thatë se sa 1 biftek 1 mijë dollarë.

“Më mirë të hash buke thatë siç hanim ne dikur, se sa bifteku 1 mijë dollarë. Më mirë të pish lëng molle në Vermosh, sesa të pish verë 33 mijë euro.”, tha Arben Malaj. Ndërkohë, dëshmi tronditëse ka bërë më herët edhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj sa i takon pushtetit të Ramës dhe pretendimeve për lidhjet e tij me krimin.
“Unë të paktën naivisht nuk kam arritur ta shoh kthimin e strukturave të shtetit në funksion të një njeri, të kreut të organizatës. Sot Shqipëria është në dorë të krimit. Koordinatorë politikë janë zëvendësuar me koordinatorë të krimit.”, tha Ahmetaj.