8 Janar 2026

Një lule thuajse e panjohur dhe e pavlerësuar nga fermerët është kthyer në një burim kryesor të ardhurash për shumë fshatra në Indi. Shkak është bërë aftësia e saj për të zëvëndësuar ngjyruesit artificial sintetikë në ëms të një fushatë të zgjeruar në Europë dhe SHBA për minimizimin e përdorimit të tyre.

Një lule blu e njohur si butterfly pea po ndryshon ndjeshëm jetën e fermerëve në Indi, duke u kthyer nga një bimë e zakonshme e egër, e cila shpesh konsiderohej e pavlerë, në një burim të qëndrueshëm dhe të rëndësishëm të ardhurash për shumë familje rurale.

E njohur në Indi me emrin aparajita, kjo lule përdoret për përgatitjen e çajit, si ngjyrues natyral në ushqime dhe pije, si dhe në produkte të ndryshme ushqimore, ndërsa kërkesa globale për të po rritet me shpejtësi vitet e fundit.

Kjo rritje e interesit lidhet me kufizimet gjithnjë e më të rrepta ndaj ngjyruesve sintetikë në SHBA dhe Evropë, si edhe me prirjen e konsumatorëve drejt produkteve natyrale dhe më të shëndetshme.

Në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara e miratuan lulen butterfly pea si shtesë ushqimore, ndërsa në Evropë ajo vazhdon të klasifikohet si një ushqim i ri dhe ende pret miratim të plotë për përdorim të gjerë.

Sipërmarrës indianë po shohin potencial të madh ekonomik në këtë treg në zhvillim dhe po bashkëpunojnë me fermerë për të rritur prodhimin dhe cilësinë e luleve.

Pjesa më e madhe e procesit të vjeljes kryhet nga gratë, për shkak të kujdesit dhe delikatesës që kërkon kjo lule gjatë mbledhjes, pa dëmtuar bimën.

Përveç vlerës ekonomike, studimet e para sugjerojnë edhe përfitime të mundshme shëndetësore, përfshirë ndikimin pozitiv në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

Nga Katerina Hysenllari