11 Shkurt 2023

“Pjesëmarrja ishte shumë e lartë në ato shifra që PD i lançoi dhe mesazhet që ajo dha ishin shumë të forta për mazhorancën dhe mënyrën sesi do të vijojë ai që ne e konsiderojmë revolucion demokratik në format e rezistencës, vazhdimit të protestave të tjera si ajo e paralajmëruar për ditën e hënë dhe në vazhdim”.

Mesazhet që përcolli kreu demokrat, shtoi Boçi, shtruan rrugën për zgjedhje të parakohshme.

“Situata është e tensionuar jo nga PD, jo nga zoti Berisha, jo nga qëndrimet tona, por nga mënyra sesi e ka realizuar strategujinë dhe skenarin e tij kryeministri për të eleminuar opozitën. Berisha ka lançuar dhe një pjesë të pikave kryesore të një programi politik që parakupton futjen e vendit në zgjedhje të parakohshme dhe ngritjen e një besimi me qytetarët”.

Nëse Kuvendi do të mbajë seancë plenare pasditen e të hënës, Boçi paralajmëroi se do të jenë aty bashkë me kolegët e tjerë demokratë të përjashtuar.

“Nuk e njohim vendimin e Sekretariatit apo vendimin politik të gjyqit politik me dyer të mbyllura të Ramës për përjashtimin tonë. Do jemi aty, nuk përfaqësojmë vetëveten në mandatin tonë, në përfaqësojmë zgjedhësit, zgjedhësit kërkojnë të dëgjohet fjala e tyre, shqetësimet dhe alternativa për ta.”

Duke mbetur te protestat, Boçi tha se synimi është që ato të shtrihen në mbarë vendin.

“Protestat janë mekanizëm i aksionit politik të një opozite, pika kulmore të zhvillimit të aksionit të saj. E rëndësishme për protestën ështën mesazhi që përcjell. Mesazhi është kërkesë e opinionit publik për largimin e Ramës. E rëndësishme është që këto grumbullime të jenë jo vetëm përballë institucioneve, jo vetëm në Tiranë dhe kaq masive por do të shtrihen në gjithë Shqipërinë”.