Llesh Kimiku kerkon rritje rroge.

Prej 1 viti në qeveri, Lleshaj qahet për rrogën: Marr sa roja e ministrit të Brendshëm në Kosovë

Nga: Fast News

21 nentor 2019

Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare që po mbahet aktualisht në Kuvend, ka folur edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, i cili ka kritikuar projekt-buxhetin e qeverisë për vitin e ardhshëm ku nuk parashikohet rritje rroge për punonjësit e rendit.

Prej 1 viti tashmë në qeveri, Lleshaj zbuloi dhe rrogën e tij, e cila sipas ministrit është e njëjtë me rojën e homologut të tij në Kosovë (900 Euro).

”Me këtë buxhet nuk është parashikuar rritje page për punonjësit e policisë. Sigurisht që duhet rritje dhe do parashikohet në 6 mujorin e dytë.

Gjatë një takimi që pata me ministrat e Ballkanit mora vesh se roja i Ministrit të Brendshëm të Kosovës tha se merrte 900 € pagë. Roja atje merr aq pagë sa kam edhe unë”, pretendoi Lleshaj ndër të tjera.