13 Maji 2023

Kalifornia është duke u përballur me kapricot e motin dhe të natyrës. Një liqen i fjetur dhe i tharë prej kohësh, është rishfaqur si fantazëm dhe ka përmbytur fermat, shtëpitë dhe bizneset.

Pamje e publikuara së fundmi të kapura nga satelitët e NASA-s, të cilët pasqyrojnë qartë rishfaqjen në Tulare, ku uji ka mbuluar një pjesë të madhe të tokave bujqësore, të cilat kanë qenë prej kohësh të thata.

Në anën tjetër, banorët e zonave janë duke u përgatitur për përmbytje pasi bora ka nisur të shkrijë.

Pamjet janë kapur midis fillimit të shkurtit dhe fundit të prill. Ato tregojnë transformimin që ka pësuar rajoni si pasojë e shirave të dendur dhe sasisë së madhe të dëborës së rënë gjatë dimrit.

Një reportazh I “The Guardian” thotë se Liqeni është i vendosur mes shpateve malore të mbuluara nga bora në Sierra Nevada. Sipas medias Autoritetet lokale do të duhet t’i bëjnë mirë llogaritë me shkrirjen e dëborës që pritet të përmbytë edhe më tej zonën.

Rikthimi i liqenit në Tulare në fillim të pranverës shkaktoi dëme kolosale në një nga rajonet që njihet për prodhimin e qumështit dhe renditet ndër vendet e para në botë për këtë. Mijëra lopë ngordhën si pasojë e përmbytjes, ndërsa më shumë se 75 mijë të tjera u evakuuan në zona të sigurta.

Nga OraNews