“Lidership i guximshëm për Kosovën”- Donald Trump vlerëson Vjosa Osmanin! Zbardhet letra drejtuar ish-presidentes

21 Prill 2026
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër ish-Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me rastin e përfundimit të mandatit të saj.
Në letrën e dërguar nga Shtëpia e Bardhë, Trump vlerëson lidershipin e Osmanit, duke e cilësuar atë si të guximshëm dhe vendimtar në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani thekson rëndësinë e marrëdhënieve të forta mes Kosovës dhe SHBA-ve. Osmani ndër të tjera shkruan se ‘lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë’, duke falënderuar Trump për letrën dhe vlerësimin ndaj punës së institucioneve të Kosovës.
“Faleminderit për letrën e juaj shumë dashamirëse. Vazhdoj të admiroj lidershipin tuaj të guximshëm dhe vendimtar në emër të popullit të Kosovës. Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore – veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë”, thuhet në letrën që mban datën 8 prill dhe që Osmani e ka publikuar të martën në Facebook.
Letra e Trump drejtuar Vjosa Osmanit:
E nderuar Znj. Presidente,
Faleminderit për letrën tuaj shumë dashamirëse. Vazhdoj të admiroj lidershipin tuaj të guximshëm dhe vendimtar në emër të popullit të Kosovës.
Kemi arritur shumë së bashku në një periudhë të shkurtër kohore-veçanërisht bashkëpunimin tonë në kuadër të Bordit të Paqes. Pjesëmarrja e Kosovës në këtë nismë të re premtuese do të luajë një rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e konflikteve në mbarë botën, duke promovuar njëkohësisht lirinë dhe mirëqenien për të dy popujt tanë.
Ndërsa së shpejti do të largoheni nga detyra, ju do të lini pas një trashëgimi të rëndësishme që do të formësojë të ardhmen e vendit tuaj, rajonit të Ballkanit, dhe gjithë Evropës. Ju keni qenë gjithmonë një mike dhe partnere e besueshme e Shteteve të Bashkuara, dhe mezi pres vazhdimin e bashkëpunimit tonë në vitet në vijim.
Zonja e Parë më bashkohet në përcjelljen e urimeve tona më të mira për suksesin tuaj të mëtejshëm.
