Librat e shtruar në trotuaret e Tiranës, shitësi tregon interesin e lexuesve për veprat e ndryshme

18 Janar 2026
Në një nga rrugët e kryeqytetit, mes zhurmës dhe hapave të shpejtë të kalimtarëve, Përparim Selmani shtron çdo ditë librat e tij mbi trotuar.
Nga këndi i tij vëzhgon nga afër marrdhënien e shoqërisë shqiptare me librin, që sipas tij po zbehet gjithnjë e më shumë, sidomos te brezi i ri.
Grupmosha që blen libra më së shumti dhe ka interes varion nga 50 deri në 60 vjeç, të cilët e ruajnë ende vlerën e tij thekson shitësi.
Por një interes të veçantë, sipas tij po vjen edhe nga turistët e huaj sidomos ata Italian, të cilët preferojnë librat e së shkuarës.
Princi i vogël në Shqip thotë se është një nga librat që blihet më shumë nga turistët.
Ndoshta edhe si një kujtim simbolik nga vizita në Shqipëri
Ndërkoh si libri më i shitur vazhdon të mbetet vepra klasike e Gjergj Fishtës , Lahuta e Malësis.
Përparim Selmani vazhdon punën e tij me durim, si një dëshmitar i ndryshimeve kulturore dhe i sfidave që libri po përjeton në kohët e sotme.
