Libofsh, nis restaurimi i Kishës së Shën Gjergjit. –

Një tjetër atraksion turistik i shtohet itinerarit më të ri të ”Rrugëve të besimit”. Nis puna për restaurimin e Kishës së Shën Gjergjit, Libofshë, Fier.

Ky restaurimi dhe rijetëzim një tjetër pasuri kulturore vjen falë bashkëpunimit dhe mbështetjes financiare të dhënë nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.

Projekti i hartuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës parashikon restaurimin e elementëve konstruktivë të monumentit.

Kisha e Shën Gjergjit, monument kulture i kategorisë së parë, mbart vlera të rralla historike dhe shpirtërore për banorët e zonës së Libofshës.

l.h/ dita