Lëkundje te lehta te tërmetit ndjehen në Tiranë e Prishtinë

16 MARS 2020, 23:20.

Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit, por edhe në kryeqytet.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, epiqendra e tërmetit ka qenë 16 kilometra në veriperëndim të Shijakut me magnitudë 3.4 dhe një thellësi prej vetëm 2 kilometrash.

Nuk raportohet për dëme materiale. E njëjta zonë u godit nga një tërmet 5.8 i shkallës Rihter më 21 shtator i cili shkaktoi dëme të shumta materiale, por edhe dhjetëra të lënduar./A2

Sipas Kla Kosova